Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Isa Mustafa se Qeveria për dy vite i ka punësuar 40 mijë persona.
“Po të ishte e vërtetë se Qeveria e Isës këto dy vite ka punësuar 40.000 persona, LDK sdo të i duhej të përdorte fare “vrasjet politike” për të fituar vota. Në fakt në vitin 2017 qytetari në Kosovë pak si më vështirë pranon të gënjehet. Boll a….“, ka shkruar në facebook Arifi.
Akuza se Lidhja Demokratike i Kosovës po i shfrytëzon vrasjet politike për vota, ka bërë dje edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.
Këto reagime kanë ardhur pas deklaratave të Agim Veliut, kryetarit të Podujevës i cili në 27 vjetorin e themelimit LDK-së në këtë qytet tha se duhet punë më e madhe nga organet e drejtësisë për zbardhjen e këtyre rasteve.