-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: Nëse Emmerson është larguar për arsye financiare, atëherë ky është debakël i Qeverisë së Kosovës

Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka komentuar largimin e avokatit Ben Emmerson nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë.

Ai ka bërë me dije se nëse ai është larguar për arsyeje financiare ky është një debakël për Qeverinë e Kosovës dhe gjithë Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Hagë po zhvillohet proces ku varet se a do të fitoj Kosova apo Serbia.

“Nuk po dihet saktë se për çfarë arsye është larguar Ben Emmerson nga mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë por ka spekulime se arsyet financiare janë arsyet e largimit. Nëse kjo është e vërtetë atëherë ky është debakël jo vetëm për Qeverinë e Kosovës por është debakël total i gjithë Kosovës. Një kolaps total i mendësisë racionale të Kosovës dhe parisë saj. Një degradim total i mendësisë Kosovare dhe ngadhënjim permanent i shpirtë ngushtësisë dhe smirës”, ka shkruar ai, duke shtuar se Ben Emmersonin ka qenë një profesionist i rrallë.

“Në Hagë po zhvillohet proces ku nuk varet se a fitojnë të akuzuarit apo prokuroria. Në Hagë po zhvillohet proces ku varet se a do të fitoj Kosova apo Serbia. Kurrë në jetën time nuk kam takuar profesionist më të zotin se Ben Emmerson e më besoni se kam takuar top profesionistë gjatë gjithë jetës. Kurrë në jetën time nuk kam takuar dikë që çmonton në tërësi çdo dëshmi të rrejshme dhe çdo narrativë të shtetit të Serbisë ndaj Shqiptarëve dhe Kosovës në mënyrë aq efektive siç e kam parë Ben Emmersonin. Në tema të tilla lëvdatat se kemi paguar aq apo aq janë veq me la asi me kësi. Në tema të tilla me çfarë po përballen krerët e UCK-së paguan aq sa duhet e bile edhe ma shumë në mënyrë që me fitu shteti dhe me humbë armiqtë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img