2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: Mbi 125 mijë euro nga Fondi për Luginën i përfunduan në xhirollogarinë e kushëririt të Besnik Bislimit

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shkuar në Amerikë të firma e Faton Bislimit ish anëtar i LDK-së dhe kushërir i Besnik Bislimit. Por, ai tha se atje nuk kanë gjetur pronarin dhe as kompaninë.

“Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania. Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare“, tha Arifi.

Kryetar i Preshevës edhe më herët kishte akuzuar për “korrupsion” Faton Bislimin, ish-anëtar i kryesisë së LDK-së.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka autorizuar Faton Bislimin për të dërguar një grup politikanësh nga Lugina e Preshevës për në SHBA, duke marrë 142 mijë euro prej 2 milionë sa janë ndarë nga Qeveria.

Ai kishte akuzuar Besnik Bislimin për ndikim.

“Pak përpara se me u organizu tripi për Amerikë e ka hapur një adresë postare, një adresë fake, një kompani e cila nuk ka zyre e lërë më licencë zbatimi për lobim. Fatoni i ka pranu 142 mijë euro prej 2 milionëve për me i dërgu njerëzit atje pa licencë për shkak të lidhjes së tij me Besnikun. Edhe kjo është pjesë e kallëzimit penal”.

https://m.facebook.com/ShqiprimArifi.11/videos/338319968852032/?ref=embed_video

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img