Site icon PrishtinaPress

Arifi: Kurti po respekton marrëveshjet me Vuçiqin e shqiptarët e Luginës po i përçan

Kryetari i komunës së Preshevës, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar për respektimin e marrëveshjeve nga kryeministri Albin Kurti.

Ai është shprehur se Kurti respekton marrëveshjet e Brukselit me Vuçiqin, ku aj i siguron atij Asociacionin për serbët në Kosovë, kurse shqiptarët e Luginës i përçan.

“Kurti respekton marrëveshjet e Brukselit me Vuçiq, ku i siguron atij Asociacionin për Serbët në Kosovë, ndërsa shqiptarëve të Luginës së Preshevës jo që nuk i siguron reciprocitetin e premtuar, por edhe i përçan”, ka shkruar Arifi.

Exit mobile version