I ftuar në InfoMagazinë të Klan Kosovës, aktivisti Valon Arifi ka thënë se ideologjia e Vetëvendosjes në Luginë është e gabuar.
Sipas tij, Kurti me shqiptarët në Luginë po ia bën sikurse Vuçiq me serbët në veri të Kosovës.
“Z.Kurti po e bën me shqiptarët në Luginë, atë që Vuçiq e bën me serbët në veri të Kosovës. Krahasimi mund të jetë i rëndë por është i vërtetë”, tha Arifi, përcjell Klankosova.tv
Tutje, ai shtoi se ideologjia e Vetëvendosjes në Preshevë është polarizimi i shoqërisë, që sipas tij është gabim tejet i madh.
“Polarizimi i shoqërisë që është mbase edhe ideologji e LVV, për mendimin tim është gabim për shqiptarët jashtë trojeve, dhe mendoj që ka ndiku pas zgjedhjeve”, tha ai, përcjell Klankosova.tv