4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Arifi flet pas vizitës në Hagë: U befasova me pozitivitetin e Veselit, Thaçit e Krasniqit

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, ka vizituar sot një pjesë të ish krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë,

Arifi pas vizitës në dhomat e specializuara ka thënë se ata ndodhen padrejtësisht në Hagë duke shtuar se Lugina e Preshevës ka respekt të jashtëzakonshëm për udhëheqësit e UÇK-së.

Ai tha se kjo ushtri është boshti dhe themeli i UÇK-së e pa të cilën nuk do të kishim shtet.

“Konsiderojmë se ata do të lirohen shpejt e të pafajshëm dhe do të kthehen në vendlindjen e tyre. Ata më thanë se janë në paraburgim, por mendojnë pozitivisht për të mirën e kombit dhe kjo më ka dhënë shumë emocione”, tha kryetari i Preshevës.

“Ish kryeparlamentari më tha se dertin e Preshevës e kam sikurse dertin e Mitrovicës”, deklaroi Shqiprim Arifi.

Veç Arifit, ditë më parë ata i vizitoi edhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës e para tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img