0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: E përshëndesim marrëveshjen por s’ka reciprocitet për Luginën siç na premtoi Kurti

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pasur kritika për planin franko-gjerman të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak se aty nuk përmendet askund Lugina e Preshevës dhe parimi i reciprocitetit.

Arifi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e përshëndesin marrëveshjen, por që ka ankesa për shkak se nuk ndalet diskriminimi i shqiptarëve dhe këtë rajon dhe pasivizimi i adresave.

“Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel. Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave”, shkroi ai.

“Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë!”, shtoi Arifi. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img