3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: Dialogu teknik me Serbinë ka ‘vdekur’

Që nga muaji mars i këtij viti në Bruksel nuk është realizuar asnjë takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut teknik, raporton lajmi.net.

Shkak kryesor i bllokimit të këtij dialogu ka qenë pala serbe, e cila nuk ka arritur të zbatojë marrëveshjet me Kosovën, pra marrëveshjen për energjinë. Ndërsa janë arsyetuar se nuk do të vazhdojnë bisedimet nëse nuk zbatohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe.

Kryesuesi kosovar i dialogut teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë për lajmi.net se ky dialog ka vdekur në momentin kur pala serbe nuk ka pranuar implementimin e marrëveshjeve të mbetura.

“Dialogu teknik ka vdekur në momentin kur erdhi radha te Serbia për implementimin e marrëveshjeve të mbetura. Që në mars është blloku nga pala serbe me miratim të Brukselit”, ka deklaruar Arifi për lajmi.net.

Sipas tij, Serbia me këto sjellje po tregon se është e njëjta siç ka qenë në vitet e 90-ta.

“Sjellja e Serbisë në dialog teknik ka treguar se Serbia nuk është e interesuar për dialog fare, por është e interesuar të mashtrojë çdo kënd se kinse është paqësore, por në fakt është e njëjta Serbi e viteve të 90-ta”, është shprehur Arifi.

Arifi ka theksuar se qeveria e Aleksandar Vuçiqit është vazhdimësi e Sllobodan Millosheviqit dhe se siç u shpreh ai, atë që nuk ka mundur të realizojë Millosheviqi, po tenton ta realizojë Vuçiqi, por këtë ai po e bën në një tjetër metodë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img