Site icon PrishtinaPress

Arifi: Deklarata e Macron-it për vizat, duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politike të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

E, për këtë deklaratë ish-kryenegociatori Avni Arifi ka thënë se duhet të shqetësohen të gjitha institucionet e Kosovës.

“Franca është një ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian bashkë me Gjermaninë, pozicioni i tyre politik duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës. Unë kam parë shumë analiza që kjo mund të bëhet, apo nuk mund të bëhet. Natyrisht, që mund të bëhet gjithçka sa i përket Bashkimit Evropian që Franca e sponsorizon. Institucionet e Kosovës duhet ti marrin shumë me seriozitet qëndrimet e liderëve evropianë. Franca është ndër shtetet që e ka ndihmuar Kosovën, kanë marrë pjesë në bombardime dhe është shteti i pestë që e ka njohur Kosovën dhe kritikat që vijnë nga Franca meritojnë një reagim më diplomatik dhe një reagim më miqësor se sa çfarë ishte reagimi nga Kosova”, ka deklaruar ai. /Frontonline

Exit mobile version