Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas pjesës së dytë të përgjimit të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se përgjimi i publikuar ia heq maskat e patriotizmit pastërtisë së VV-së.
Sipas saj, deputetja Kusari-Lila e bartë mesazhin e Albin Kurtit.
“U hoqën maskat e patriotizmit e pastërtisë së kauzës së VV-së. Roli i Mimozës është të bartë mesazhin e Albinit dhe miratimin e Dejonës!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.