Dyshimet se Don Xhon dhe Ariana Lirey janë takuar sërish dolën të vërteta.
Ish-çifti ka kaluar kohë së bashku në Mal të Zi për xhirimet e videoklipit të ri të reperit, ku modelja është protagoniste.
Ka qenë artisti drenicas, i cili ka zbuluar pamje nga klipi duke befasuar të gjithë.
“Le të shpërthejë”, ka shkruar mbi videon e paralajmërimit Don Xhoni.
Të njëjtën video e ka shpërndarë edhe Ariana mbi të cilën ka shkruar: Faleminderit për tregimin tonë dhe dashurinë, të dua përgjithmonë.