0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ariana Grande flet për shqetësimet për shëndetin pasi fotot ku shihej me më pak peshë u bënë virale

Ariana Grande i siguroi fansat se është “e shëndetshme” pasi ata pretenduan se ishte “shumë e dobët” në fotot e fundit.

Këngëtarja “thank u next” u shpreh e sinqertë në një video tre minutëshe të TikTok, duke u kërkuar ndjekësve të saj që të jenë më të vëmendshëm përpara se të ndajnë mendimin e tyre për paraqitjet e të tjerëve.

“Trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim. Isha duke marrë shumë ilaçet kundër depresionit dhe duke ngrënë keq”, shpjegoi ajo.

“Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç e konsideronit të shëndoshë ime, por në fakt kjo nuk ishte e shëndetshme”, tha tutje Grande.

“E di që nuk duhet ta shpjegoj këtë. Por ndihem sikur jam e hapur dhe një lloj cenueshmërie këtu, e mira mund të vijë prej saj”, u shpreh Ariana.

Fansat filluan të komentojnë pamjen e Grandes pasi u shfaqën foto të saj duke marrë pjesë në koncertin e Jeff Goldblum në Londër javën e kaluar.

Ajo dhe ylli i “Wicked”, Cynthia Erivo, dukeshin të gëzuar teksa dolën në mbështetje të shokut të tyre.

Diku tjetër në klipin e TikTok, Ariana tha se ajo beson se njerëzit duhet të ndihen “më pak rehat” duke komentuar mbi trupat e të tjerëve, edhe nëse ata kanë qëllime të mira.

“Ka mënyra për të komplimentuar dikë ose për të injoruar diçka që e shihni që nuk ju pëlqen, për të cilën mendoj se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin të punojmë drejt”, tha ajo.

“Ne duhet të synojmë të jemi më të sigurt dhe ta mbajmë njëri-tjetrin më të sigurt”, shtoi artistja.

Grande, e cila aktualisht është duke filmuar adaptimin filmik të muzikalit të Broadway-t “Wicked”, tha se “i shëndetshëm mund të duket ndryshe” për njerëz të ndryshëm.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon dikush. Mendoj se je e bukur. Pavarësisht se çfarë po kaloni. Pavarësisht se çfarë peshe ke, pavarësisht se si ju pëlqen të bëni grimin tuaj këto ditë, pavarësisht se çfarë procedurash kozmetike keni bërë apo jo apo asgjë”, tha ajo.

Këngëtarja e “7 Rings” ka folur më parë për luftën e saj me ankthin dhe depresionin, së bashku me çrregullimin e stresit post-traumatik pas shpërthimit në koncertin e saj në Manchester të vitit 2017, ku mbetet të vrarë 22 persona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img