1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Arestimet e serbëve për krime lufte në Kosovë, Stano: Po monitorojmë situatën

Bashkimi Evropian është në kontakt me autoritetet në Prishtinë për të marrë të gjitha informacionet për arrestimet e fundit të serbëve në veri të Kosovës, nën akuzën e kryerjes së krimeve të luftës.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë, për të zbuluar gjithçka rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës dhe do të reagojmë nëse është e nevojshme”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

I pyetur nga një gazetar, ai shtoi se BE-ja nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të ndjekur penalisht krimet e luftës, por nuk ka dashur të komentojë më tej për rastin.

Ai po ashtu ka ripërsëritur se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve është plotësisht e qartë dhe në pyetjen e përsëritur të gazetarëve për themelimin e një komuniteti të komunave serbe, ka thënë se është “obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë përsipër vetë”

“Puna në themelimin e Asociacioneve/Bashkësive të Komunave Serbe duhet të vazhdojë pa vonesa dhe kushte. Si, në çfarë mënyre dhe në çfarë forme – kjo do të diskutohet në kuadër të dialogut, i cili është një platformë për zgjidhjen e problemeve. Ndaj çdo gjë duhet bërë në kuadër të dialogut dhe jo jashtë tij, publikisht apo mediatikisht”, tha Stano.

Stano thotë se dihet mirë se cili është procesi për të arritur paqen.

“Pritjet e BE-së për këtë u shprehën në fillim të kësaj jave në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga të 27 vendet anëtare – se puna për këtë duhet të fillojë pa asnjë vonesë apo parakushte,” tha Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img