Site icon PrishtinaPress

Ardon Jashari refuzon të luajë për Zvicrën

Ardon Jashari ka refuzuar që t’i bashkohet Kombëtares U21 të Zvicrës.

Lojtari dhe përfaqësuesitne tij e kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se ai nuk është i disponueshëm për ekipin U21.

“Ardon Jashari na ka komunikuar se aktualisht nuk dëshiron të luajë për U-21. Ne e kemi marrë parasysh vendimin”, thuhet në njoftimin e Federatës zvicerane.

Kësisoj, mesfushori shqiptar i Luzernit mbetet me shtatë paraqitje me Zvicrën U21.

21-vjeçari numëron dy paraqitje edhe me Kombëtaren A të Zvicrës.

Exit mobile version