Festivali më prestigjioz i muzikës “Kënga Magjike” këtë vit pritet të mbahet në muajin nëntor.
Derisa ka mbetur edhe pak kohë në netët finale, tashmë janë prezantuar një pjesë e këtyre këngëve.
Pjesëmarrës në edicionin e 23-të të festivalit do të jetë edhe këngëtari i njohur, Ardit Çuni.
Ky i fundit ka sjell këngën e re “E dije”, një baladë me të cilën do të jetë pjesëmarrës sivjet në këtë kompeticion muzikor.
Teksti është shkruar nga vet artisti, i cili është përkujdesur edhe për muzikën në bashkëpunim me Gzim Lazrin.
Producimi u bë nga Marko Polo dhe Lazri, gjersa masterizimi u realizua nga Neil Trepass.
Çuni ka bërë një interpretim të shkëlqyer, performancë kjo që u prit jashtëzakonisht mirë edhe nga publiku e fansat.
I njëjti është bërë pjesë edhe i spektaklit të famshëm “Dancing With the Stars”.