Ardian Gjini ka bërë të ditur se edhe atij i është ndalë paga për pesë ditë, edhe pse nuk ka qenë në grevë
Nënkryetari i AAK-së, njëkohësisht kryetar i komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, ka bërë të ditur se edhe atij i është ndalur rroga përreth pesë ditë nga Ministria e Financave, pas vendimit të ministrit Murati që të mosekzekutohen mjetet për grevistët.
Edhe pse nuk ka qenë pjesë e grevës, atij nuk i ka dalë paga, dhe kjo sipas tij, është shkelje e rëndë e ligjit.
Ndërsa, sa i përket kësaj, ai shtoi se është përgatitur një padi.
“Edhe mua nuk më ka dalë paga, edhe pse nuk kam qenë në grevë, nuk ka drejtë të ma ndalë pagën asnjë edhe një orë, është shkelje rëndë e ligjit, nuk është ai autoriteti që vendos me ia ndal pagën dikujt”, ka thënë Gjini RTV Dukagjini.
Gjini shtoi se është kundër kësaj qeverie, po jo antishteti, kur ka kundërshtuar t’i dërgojë ministrit Murati listën e mësimdhënësve që janë në grevë.
“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë kundër shtetit, me asnjë element nuk kam qenë kundër shtetit të Kosovës, a është normal (Kurti), kur na thotë që komunat janë kundër shtetit”, ka shtuar Gjini.