Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të zgjasë orarin në sportelet e Gjendjes Civile, orar ky që do të jetë në fuqi deri më një shtator.
Orari punëtorëve të kryeqytetit u zgjatet për një orë pra, ata do të punojnë deri në orën 17:00.
Në njoftimin e komunës thuhet se do të mundohen që të ofrojnë shërbime sa më të shpejta e efikase për mërgimtarët.
Njoftimi i plotë:
Kryeqyteti Prishtina njofton qytetarët se sportelet e Gjendjes Civile do të punojnë me këtë orar deri më datë 1 shtator, me mundësi zgjatje:
E hënë- e premte: 08:00 – 17:00
E shtunë: 09:00 – 12:00
Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve.
Gjithashtu, për mërgimtarët, ne po mundohemi të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.
Prishtina Online: