Një postim i ish-Missit Arbnore Ademaj pak ditë më parë ku shihej duke dhënë një prononcim për mediat turke ngjalli shumë kurreshtje.
Nuk u kuptua qartë se çfarë arsye e çoi bukuroshen në Turqi mirëpo atë, ua zbulojmë ne!
Arbnora ka qenë e angazhuar në negociata me disa regjisorë dhe produksione turke për të provuar aktrimin në shtetin turk, mëson Prive.al.
Jozyrtarisht, Ademaj mësohet të ketë arritur marrëveshje për pjesëmarrje në një film turk teksa nëse çdo gjë shkon sipas planeve, hapi tjetër synohen të jenë serialet e prodhuara në këtë shtet, të cilat kanë grumbulluar viteve të fundit një audiencë të madhe në gjithë botën.
Na mbetet të presim edhe pak për frytet e punës megjithatë duket se numërimi prapa për ta parë ish-Missin dhe prezantuesen edhe si aktore tashmë ka filluar.