Arbnor Muja po vazhdon shkëlqimin në futbollin belg, teksa ka realizuar një tjetër gol me Antwerpin.
Ish-sulmuesi i Dritës e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen mes Oostendes dhe Antwerp, ku rezultati pas 30 minutave është 2-0 në të mirë të gjigantit belg.
Ishte minuta e 11-të e ndeshjes, kur Muja u shërbye në zonë nga Balikwisha dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për ta hapur serinë e golave.
Për Mujën ky ishte goli i parë në elitën e futbollit belg, teksa ka edhe një asistim.
Kujtojmë që mitrovicasi ka shënuar e asistuar edhe në Kupën e Belgjikës.