Futbollisti nga Kosova Arbnor Muja, është pajisur me pasaportë shqiptare.
Tani ai pritet që të luajë për kombëtaren e Shqipërisë.
Sipas asaj që raporton Supersport, 24-vjeçari pritet të grumbullohet për ndeshjet e shtatorit nga selektori brazilian Sylvinho, ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Muja u transferua tek ekipi belg, Royal Antwerp gjatë vitit 2022, ku brenda një sezoni arriti t’i fitojë tre trofe.
Ai dha goxha kontribut në këtë sukses.