Kosova humb edhe Arbnor Mujën, i cili do t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.
Alain Giresse e publikoi sot listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit, aty ku mungoi emri i Mujës.
Pati shumë reagime. Por, lojtari pas qershorit do t’i bashkohet Shqipërisë, ka raportuar “Sport Ekspres“.
Javë më parë Muja e fitoi Kupën e Belgjikës dhe festoi me flamurin e Kosovës.
Kurse të dielën me ekipin e tij Antwerp u stolis me titullin e kampionit belg dhe festoi me flamurin e Shqipërisë.
Kosova në vazhdimësi po humb lojtarë të mëdhenj.