Ish-trajneri i shumë klubeve të Superligës, Arbnor Morina, është emëruar drejtor sportiv i Prishtinës.
Morina këtë post e merr nga Arsim Thaqi që është larguar për të drejtuar ekipin e Flamurtarit.
Morina deri pak muajsh ushtroi punën e trajnerit të Gjilanit.
“Tani rikthehemi në stadiumin për t’i zhvilluar ndeshjet, por mbetët brenga më e madhe zhvillimi i stërvitjeve apo mungesa e shtëpisë sonë të kompleksit sportiv që është më se e nevojshme. Po presim të përfundojnë procedurat me dokumentacion dhe me siguri që të fillohet të ndërtohen fushat ndihmëse sipas planprogramit të paraparë nga presidenti dhe bordi”, ka shtuar Morina.
“Sot ishte dita e parë e punës dhe nuk kam qenë i angazhuar në transferimin e lojtarëve, mirëpo ata që i ka zgjedhur shefi i shtabit teknik duhet me u përmbush dhe nëse ka nevojë edhe diçka gjatë këtyre ditëve dhe nëse e sheh të nevojshme kryetrajneri, atëherë duhet bërë përpjekje për të realizuar dhe ku e ka mbështetjen e pakontestuar në punën dhe drejtimin e tij nga të gjithë”, ka potencuar Morina.
“Dihet edhe kalendari i kampionatit dhe ku në ndeshjen e parë ndeshemi me Gjilanin, e cila luan një futboll të mirë me lojë të hapur e me ekip të organizuar edhe pse tani sëfundi nuk jam shumë i informuar për ndryshimet që e shumta që i kanë bërë. Do të jetë ndeshje derbi që në hapje të kampionatit. Skuadrat gjithmonë hyjnë në ndeshje me ambicie për fitore dhe po s’hyre me këtë ambicie më mirë mos të hysh të luash fare”, ka përfunduar drejtori i ri sportiv i FC Prishtina, Arbnor Morina.