Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbajtur ceremoninë vjetore të udhëhequr nga ambasadori Jeff Hovenier.
Koordinatori për Media në sektorin e Diplomacisë Publike, Arbnor Haxhibeqiri është zgjedhur si punonjësi më i dalluar i Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Hovenier ka shkruar në Twitter se ishte nder dhe kënaqësi që të njihte ekipen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për punën e tyre të jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë.