Site icon PrishtinaPress

Arbn Gecaj demaskon Shpend Ahmetin: Ky është aktivisti i VV-së që e fute në punë (Foto)

Arben Gecaj, ish aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka demaskuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin, Dardan Sejdiu, për siç thotë ai punësimin e një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gecaj e ka postuar edhe fotografinë e Qenan Abazit, i cili ka marrë pjesë sot në protestën e OJQ-ve kundër aferës së përgjimeve që merret me punësime, transmeton lajmi.net.

“Ky është Qenan Abazi, i devotshëm i LVV. Shpendi e Dardani e kanë fut në punë para një viti, përndryshe është djalë shumë i mirë dhe antërë i LVV qe disa vite. Ky sot ishte në protestë e organizuar për formën se si ai është futur n’punë, ashtu po i bie, apo jo! Shpend, Dardan, hajde mirë, e keni shti në punë, ani po nisemi se ky ka nevojë, po i shkreti për një vend pune tani duhet tere jetën te instrumentalizohet për partinë, për qëllime politike? Besa Luzha , si kalove ti sot ? Po thojnë nuk është marre me shti n’punë!”, ka shkruar Gecaj.

Exit mobile version