0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Arbitrazhi, zgjidhje për demarkacionin

Arbitrazhi Ndërkombëtar vlerësohet si opsioni më i mirë për tejkalimin e krizës për demarkacion me Malin e Zi. Derisa përfaqësuesit e koalicionit qeverisës po kërkojnë kompromis për tejkalimin e kësaj çështjeje, analistët dhe opozita e preferojnë Arbitrazhin si opsion të fundit për t’i dhënë fund marrëveshjes “kontroverse” me Podgoricën

Pas tërheqjes së Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesës së votave për ratifikim, Arbitrazhi Ndërkombëtar vlerësohet si zgjidhja e mundshme për problemin e shënjimit të kufirit me shtetin fqinj, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës theksojnë nevojën e arritjes së konsensusit politik, ndërsa opozita dhe njohësit e kësaj problematike thonë se Kosova dhe Mali i Zi mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për ta definuar vijën kufitare në mes të këtyre dy shteteve dhe në këtë formë të përfundohet kriza njëvjeçare e shkaktuar nga nënshkrimi i marrëveshjes në Vjenë, më 26 gusht 2015.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img