Home Baner Arbërie Nagavci raporton sot para Komisionit për Arsim

Arbërie Nagavci raporton sot para Komisionit për Arsim

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet paraditen e kësaj të marte.

Para deputetëve të këtij komisioni do të raportoj Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.

Në këtë komision do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MAShTI-it dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e projektit “Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Arsimin e Lartë +(HERAS +)” (ADA numri referues 8116-00-2020).

Ndërkohë që pritet të formohet grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për tekstet shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik.

Exit mobile version