1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

„Arbëreshët, model i shkëlqyer në ruajtjen e gjuhës dhe traditës shqiptare„

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe.

Gjatë takimit, Begaj ka folur për modelin e shkëlqyer që diaspora historike arbëreshe ka dhënë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare.

“Ju keni arritur të ruani shumë mirë ekuilibrin midis integrimit dhe ruajtjes së identitetit për rreth gjashtë shekuj”, të ketë thënë citohet Begaj.

Presidenti Begaj u ndal dhe tek roli i arbëreshëve në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe.

“Dashuria dhe përkushtimi nga arbëreshët për të trashëguar gjuhën dhe kulturën tonë ndër breza ka mundësuar ngritjen e katedrave të gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, Napolit, Kozencës dhe Palermos, që janë shndërruar në vatra të rëndësishme edukimi”, tha ai.

Kreu i shtetit i siguroi të pranishmit se shteti shqiptar do të vazhdojë t’i kushtojë arbëreshëve vëmendjen e duhur si pjesë e qenësishme e kombit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img