Futbollisti shqiptar, Arbër Zeneli ka realizuar gol në humbjen 2-1 të Elfsborgut nga Malmo.
Zeneli shënoi në minutën e nëntë të takimit për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Elfsborgut, pas asistimit nga Simon Hedlund.
Ky ishte goli i tretë për Zenelin në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon për Elfsborgun, derisa ka asistuar dy herë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Malmos.