Modelja dhe influencierja e rrjeteve sociale Arbenita Ismajli është shfaqur me disa video në palestër sot, derisa mbrëmë ajo paralajmëroi fillimin e procedurave ligjore për ndarje nga Fero
Pasi që dërgoi Feron në polici, pasi që u ankua për dhunë fizike dhe verbale në të, modelja Arbenita Ismajli sot është shfaqur e qeshur derisa ka bërë palestër.
Edhe pse nuk ka treguar vendin se ku është për momentin, Arbenita është parë e relaksuar pas problemeve që pati me burrin e saj, Feronit Shabani që në publik njihet me nofkën Fero.
Ndryshe, dje Arbenita ka paralajmëruar me anë të një InstaStory që ka filluar procedurat ligjore të ndarjes nga Fero.