Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Arben Vitia, në kohën e rënduar nga Pandemia, ka vendosur që t’i shpenzojë gati çerek milioni [230 mijë euro] për blerjen e veturave luksoze për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në këtë tender të cilin e ka siguruar Infokusi vërehet [sic] “tendenca e luksit të tepruar në specifikat e kërkuara në dosjen e tenderit.”
Thirrja për pjesëmarrje në këtë tender është ndarë në dy lote.
Në lotin e parë po ashtu kërkohet edhe që ngjyra e veturave të jetë metalike apo e bardhë.
Zakonisht përfolja për kurdisje të tenderëve mendohet se përcaktohet në specifikacionet teknike, për çka nuk mund të vërtetohet në fazën e parë të shpalljes së këtij tenderi.
Në vazhdim mund të gjeni njoftimin për kontratë të Ministrisë së Shëndetësisë.


