Site icon PrishtinaPress

Arben Vitia shihet duke vallëzuar në një dasmë, nën ritmin e këngës së Afrim Muqiqit

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, është parë duke vallëzuar në një dasmë.

Në Kosovë mbahen shumë ahengje familjare gjatë sezonit veror. Përvec vitit të kaluar kur pas situatës me pandeminë ato ishin anuluar së bashku me tubimet tjera, dasmat shohim shpesh nëpër Kosovë.

Shumë njerëz po e shfrytëzojnë rastin të mbajnë ahengjet e tyre familjarë në këtë kohë kur tubimet deri me 300 persona janë të lejuara me vendimin e fundit për masat anti-Covid të Qeverisë. Dasmat po frekuentohen nga shumë persona. E si duket njëri prej tyre është edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai është parë duke vallëzuar në një dasmë ku po performonte përfaqësuesi i Odës së Hotelierëve, Afrim Muqiqi.

Sipas Reporterit, kjo është foto e një dasme të mbajtur tash së fundi.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur shtim të rasteve me Covid në Kosovë dhe është thirrje për vaksinim në mënyrë që të evitohen masat.

Exit mobile version