1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Arben Vitia paralajmëron masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kanë pranuar konfirmim edhe nga kompanitë e tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovë.

“Pajtohem me deputeten që nuk na duhet garë por bashkëpunim në këtë proces. Është lajm i mirë që kanë ardhur vaksinat. I falënderojë të gjithë akterët që kanë marr pjesë në negocimin e tyre. Me ardhjen në Qeveri e kemi intensifikuar këtë punë dhe kemi konfirmimin edhe nga kompanitë e tjera dhe shpresojmë që vaksinat të vijnë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia.

Më tutje Vitia tha se në ditët në vijim do të ketë masa të reja kundër koronavirusit.

“Jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim. Masat që do të merren ditët në vijim nga terren është mirë që të respektohen nga të gjithë. Plani për vaksinim është përpiluar edhe më tjerët. Fillon me punëtorët shëndetësor dhe fillon me personat mbi moshën 80 vjeçare. I kemi listat e tyre. Atyre nuk do të kenë nevojë që të aplikojnë online por edhe do t’i ftojmë. Të gjithë ata do t’i marrin vaksinat me këtë kontingjent”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img