Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka reagur deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në lidhje me kritikat që pati kjo e fundit për dy vite të qeverë Kurti.
Vitia tha në reagimin e tij se pagat e mjekëve janë dyfishuar gjatë këtyre dy viteve.
Ai tha se edhe ilaqe për kancerin ka dhe se deputetët duhet ti abditojnë informacionet para se të flasin
“Pagat iu kanë rritur mjekëve, e kanë mbi dyfishi që e kanë pas më herët. Nuk ka ilaqe për kancerin, iu kisha lut që para që të flisni t’i abditoni informacionet që i thoni”.
Ndërkohë deputetja e LDK-së në replikën e saj tha se nuk po fliste për javën e fudnit por për dy vite qeverisje.
“Këtu jemi duke folur për dy vite qeverisje jo për javën e fundit” i reagoi Krasniqi-Vitisë.