Site icon PrishtinaPress

Arben Gashi nga Klina zhduket në Çeki, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Arben Gashi nga fshati Paskalicë e Klinës, i cili jetonte në Gjermani, është zhdukur me datë 29 nëntor.

Ai ishte nisur nga Italia për në Gjermani dhe ka humbur çdo kontakt me familjen e tij.

Për herë të fundit Arbeni është parë në Pragë të Çekisë. Familja e tij kërkon ndihmën e qytetarëve.

“Arben Gashi (lindur më 14 shtator 1991) një person me aftësi të kufizuara në Gjermani është zhdukur që nga e mërkura 29 nëntor 2023. Ai ka humbur çdo kontakt me familjen e tij dhe për herë të fundit është parë në Pragë të Republikës Çeke”, thuhet në njoftim.

Nëse dikush ka ndonjë informacion për të, ju lutemi të kontaktoni familjen Gashi. +491759311506 ose (CZ) 603328602

Exit mobile version