Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk e ka të qartë arsyen dhe qëllimin e Marshit për Drejtësi.
LDK nuk e ka përkrahur publikisht marshin. Gashi ka thënë se arsyet që kanë ardhur deri në krijimin e Gjykatës Speciale janë të ndryshme dhe ato duhet që të analizohen.
Me thënë të drejtën ende nuk e kam të qartë qëllimin e manifestimit. Cka është dashtë të mbërrihet me të. Dueht të shikojmë sitautën gjithëprfshirëse dhe pse jemi në këtë faze. Pse Kosova? Pse ata njerëz janë në gjykatë? Pse është krijuar ajo gjykatë?”, tha ai.
“Është një organizim nga armiqtë që janë kundër shtetit të Kosovës, kundër luftës dhe kundër UÇK-së. Ka pasur një angazhim të madh prej raportit të Dick Martyt dhe pastaj të tjerëve. Qeveria që ka qenë atëherë e ka pasur të vështirë të përballet me të. Shumë nga njerëzit që kanë qenë në qeveria atëherë janë në Hagë tani. Qeveria e atëhershme e ka pasur të vështirë që të luftojë këtë propagandë dhe agjendë”, shtoi ai.