Site icon PrishtinaPress

Arben Ahmetaj shfaqet në një tjeter aeroport, nga një vend i BE-së

Gjuetia për njeriun më të kërkuar në Shqipëri, po vazhdon cep me cep të planetit. E Arben Ahmetaj i cili ka ikur nga Shqipëria, pasi që po kërkohet arrestimi i tij, është parë në një aeroport në vendet e BE-së.

Artan Hoxha ka publikuar një foto  të  ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke shijuar  një kafe, ndersa është tranzit në njërin nga aeroportet e BE-së.

“Në fakt, njeriu me i kërkuar në Shqipëri, që ka trazuar të gjithë elitën politike dhe opinion publik në vend, rezulton të jetë shumë më afër.Nuk e ka kaluar oqeanin, as atë Atlantik për në hemisferën përendimore, as oqeanin Indian, per ne Lindjen e Larget. Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…

ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndersa eshte tranzit ne njerin nga aeroportet e BE-se.  Meqenese është aeroport shumë i rrahur nga shqiptarët, besoj ndonjë nga specialistet apo ekspertet e fushës, të angazhuar fuqimisht keto ditë, mund të më ndihmojë për cilin aeroport behet fjale, deri sa une ta “konfirmoje nga dy burime” serioze. E sigurt se fotot nuk jane realizuar nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te qeverise Shqiptare”, ka shkruar Hoxha në Facebook, ku dhe ia ka bashkangjiturt dhe foton e Arben Ahmetaj në aeroport.

Exit mobile version