Ata po vijnë edhe me një tjetër bashkëpunim.
Fjala është për këngëtaren Arbanna e cila po e sjell edhe një duet bashkë me Turabin.
‘Në kujtime t’mia’ quhet ky projekt muzikor, që mban vulën e Arbannës sa i përket tekstit, kurse, producimi u bë nga Granit Gashi dhe Dardi.
Padyshim, projekti u finalizua edhe me videoklip, madje, në rrjetet sociale po qarkullon edhe një trajler i klipit i cili në pak sekonda po duket interesant.
Se çka do sjellin dyshja, presim ta shohim shumë shpejt.