Site icon PrishtinaPress

Arbana Osmani “thumbon” Ledionin, pasi ai tha se mbase vitin tjetër s’e prezanton Big Brother VIP Albania?

Në një lëvizje të papritur gjatë spektaklit të martës të Big Brother VIP Albania 3, prezantuesi Ledion Liço ndërhyri në dinamikën e lojës duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.

Pavarësisht rregullave të caktuara, Ledion i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i sapo-eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel – një program të cilin Romeo dhe vëllai i tij Donaldi janë pjesë.

I shkurtër në kohë për të dhënë një informacion aq ndikues, Liço foli me një qetësi natyrore: “Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër”, e duke shënuar një moment të vetëdijshëm të thyerjes së rregullave të spektaklit..

Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të Big Brother VIP Albania, postoi në InstaStory-n e saj një mesazh enigmatik: “E di, e di :)”.

Exit mobile version