“Mirmëngjes yje” kështu ua ka uruar këtë ditë Arbana Osmani ndjekësve të saj.
Moderatorja ka ndarë një foto të saj me shprehjen e cila u bë goxha virale gjatë “Big Brother Vip”.
Ky ngacmim i saj për ndjekësit vjen pas natës së parë të “Big Brother Vip Kosova”, i cili ka marrë komente të shumta.
“Mbrëmë më shumë se kurrë na ke munguar”, “Nuk ka si ti jo”, “Big Brother e ka emrin Arbana”, “Big Brother e ka emrin Arbana, ndryshe është një dështim, si ai mbrëmë”, janë vetëm disa nga komentet poshtë fotos së Arbanës.
Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, “Big Brother Vip Kosova” do të transmetohet çdo të hënë dhe të premte.
15 konkurrentët do të jenë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ndërkohë i njëjti spektakël në Shqipëri përflitet të fillojë më datë 24 dhjetor.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.
Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?
“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha Arbana Osmani./Prishtinapress/