Site icon PrishtinaPress

Arban Abrashi largon militantët e AAK-së, mbushë ministrinë me militantë të LDK-së?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka adresuar një varg kritikash ndaj ministrit aktual të Infrastrukturës, Arban Abrashi, për punësimin e disa personave në këtë ministri, të cilët sipas Berishës i hapin rrugë Abrashit ti “fus vet në gjep” 240 milionë euro të BERZH-it.

“Si përfaqësues i popullit dhe anëtar i Kuvendit të Kosovës. Unë jam thellësisht i shqetësuar për veprimin e ministrit Abrashi, për shfuqizimin e një vendimi që pushoi 20 njerëz nga puna dhe emëroi të tjerët në vendin e tyre sipas dëshirës se tij”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në facebook.

Dhe kjo, sipas tij po ndodh me qëllimin e vetëm se ministri në fjalë po synon ti “fus vet në gjep” disa nga 240 milionët e BERZH-it, para të cilat ishin të destinuara për rregullimin e projekteve rrugore: Kiev – Zahaq, Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, zgjerimi i daljeve të qyteteve Ferizaj, Prizren dhe Gjilan si dhe zhvillimin e projektit të autostradës, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.

Berisha për Telegramisot ka ngritur shqetësimin edhe për largimin e disa të punësuarve, të cilët kanë qenë kryesisht të punësuar me kontratë mbi vepër në këtë institucion.

“Ky vendim nuk është gjë tjetër veç se kapja e shtetit dhe degradimi i njerëzve që janë emëruar duke i lënë ata në rrugë pa asnjë përgjegjësi nga ana e atyre qe i larguan. Unë i bëj thirrje ministrit në fjalë që veprime të tilla nuk e nderojnë as atë e as shtetin e Kosovës dhe kjo formë e kapjes se shtetit duhet të ndalet një herë e përgjithmonë” ka thënë Berisha./Gazeta Infokus/

Exit mobile version