Shqiptarja Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”.
Partia e Kokalarit ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat iu garanton katër deputetë.
Arba Kokallari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986.
Ajo ishte mjaft aktive në partinë moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit, transmeton Telegrafi.