Ambasadori i përcolli zëvendëskryeministres interesimin e investitorëve nga Arabia Saudite që në Serbi të investojnë në sektorët e turizmit, turizmit mjekësor, bankar, bujqësor dhe të industrisë, thuhet në faqen e ministrisë, raporton Gazeta Express.
Zëvendëskryeministrja Mihajloviq i tha ambsadorit se Serbia është e hapur për promovimin e bashkëpunimit të biznesit në mes të dy vendeve. Ajo tha se do të dërgojë një ftesë zyrtare për përfaqësuesit e politikës dhe biznesit në Arabinë Saudite që të vizitojnë Serbinë në mënyrë që me kontakte të drejtpërdrejta me kolegët në Serbi të diskutojnë mundësitë e biznesit.
Mihajloviq paraqitur mjedisin e biznesit në Serbi, duke theksuar se Serbia ka një pozitë të favorshme gjeografike, dhe është duke punuar në infrastrukturën që e lidh me rajonin. Si shembull, ajo ka përmendur projektin e ndërtimit të autostradës nga Beogradi për Sarajevë dhe projektin e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë-Merdare.
Ambasadori Hani bin Abdullah Momina ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe që do të transferojë përshtypjet e tij në sektorin privat për mundësitë e biznesit në Serbi./GazetaExpress/