13.7 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Arabia Saudite angazhon edhe nutricionistë nga Evropa

Pasi e mori një pjesë të mirë të ajkës së futbollit evropian, Arabia Saudite i ka vënë sytë edhe kah… nutricionistët.

Për ta hapur këtë përvojë të re është përkujdesur Al-Ittihad i Karim Benzemas, i cili tashmë e ka angazhuar Vitor Hugo Teixeiran.

Ky i fundit iu bashkua bashkëkombësit Nuno Espírito Santo, me të cilin kishte punuar së bashku në Porto, ku kishte qëndruar për plot 16 vjet.

Në një postim në rrjetin social, Instagram, doktori dhe profesori universitar e ka përshëndetur klubin portugez dhe e ka falënderur kryesinë e ekipit që ia ka besuar një pozitë që në një kohë ishte i nënvlerësuar.

Rrugën e Teixeiras mund ta ndjekin edhe nutricionistët tjerë që janë të angazhuar në futbollin evropian falë rrogave të majme që pritet t’ju ofrohen nga klubet e Saudi Pro League. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img