1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

AQP-ja e realizon një pjesë të tenderit që e çoi Mursel Rracin në burg

Policia e Kosovës e ka mbajtur dy ditë në paraburgim drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), Mursel Rracin. Ai dyshohej që në mënyrë të kundërligjshme anuloi një tender që peshonte tetë milionë euro. Por, pas daljes se Murselit nga paraburgimi, AQP-ja e ka realizuar një pjesë të tenderit për shërbimet e pastrimit

Tenderi i cili ishte anuluar pa ndonjë arsyetim faktik, është kthyer në vlerësim dhe është realizuar një pjesë e tij. AQP-ja ka bërë njoftim për dhënie të kontratës për tenderin “Shërbime te pastrimit”, nëpërmjet të cilit do të pastrohen shumica e institucioneve publike qendrore. Por, tenderi që është parashikuar të peshojë rreth tetë milion euro, është realizuar vetëm rreth tre milionë euro.
Pjesën e parë e ka fituar kompania “Laguna” Shpk, ne vlerë prej 557,357.36 euro. Pjesën e shtatë konscoriumi “Schafberger &Selmans Network & HajdiniCommerc, në vlerë prej 379,137.51 euro. Pjesën e tetrë konscoriumi “Schafberger &Selmans Netëork &HajdiniCommerc”, në vlerë prej 544,694.91 euro. Pjesën e nëntë e ka fituar përsëri konscoriumi “Schafberger &Selmans Netëork &HajdiniCommerc”, në vlerë prej 1,219,814.64 eurove, dhe pjesën e dhjetë e ka fituar kompania “Laguna”, në vlerë prej 690,487.64 euro, shkruan lajmi.net.
Sipas kalkulimeve, AQP-ja do të paguajë gati dyfish më shumë sesa viteve të shkuara, për shërbimin dhe për hapësirën e njëjtë të objekteve publike.
Rritje të madhe të kostos së pastrimit ka në gjysmën e loteve të tenderit. Vlera e tyre e kalon 100- përqindëshin e çmimit të shërbimeve.
Lidhur me këtë tender, Policia e Kosovës para pak ditëve ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rracin. Ai dyshohej për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si pasojë e nxjerrjes se një vendimi të kundërligjshëm për anulimin e këtij tenderi, në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik. I njëjti dyshohet se nuk i ka përfillur vendimet e OSHP-së, duke lënë kështu pezull procedurën tenderuese.
OSHP-ja ka konsideruar se anulimi i tenderit nuk është i thirrur në asnjë arsye faktike që përkon më Ligjin e Prokurimit Publik.
OSHP-ja në shtator të këtij viti e kishte urdhëruar AQP-në që tenderin ta ktheje në rivlerësim, pasi kishin garuar 13 kompani dhe shumë nga to ishin të përgjegjshme. Por, AQP-ja nuk e kishte përfillur këtë vendim. Andaj me datë 18 tetor OSHP-ja kishte lëshuar një urdhërues për AQP-së që brenda pesë ditëve ta bëjë rivlerësimin e këtij tenderi, dhe të heqtë dorë nga anulimi, në të kundërtën do ta gjobiste dhe do ta dërgonte lëndën në gjykatë.
AQP-ja e kishte anuluar procedurën e këtij tenderi me arsyetimin se “Në pajtim me Ligjin Nr.04/L-042 për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-237, Ligjin nr.5/L-068 dhe ligjin nr.05/L-092 , nenin 62 paragrafi 2 pika 1”, thuhet në njoftim të anulimit për këtë tender. Sipas OSHP-së, anulimi është bërë kundërligjshëm.
Kompania garuese për këtë tender “Laguna”, ishte ankuar në OSHP, kundër vendimit të AQP-së që të anulohet procedura e tenderit, nën pretendimin se është shkelur  Ligji i prokurimit në disa pika.
Po ashtu kundër vendimit për anulim të tenderit, në OSHP janë ankuar edhe kompanitë tjera garuese “Schafenbergr&Selmans Netëork &Hajdini Comerc”, duke pretenduar se autoriteti kontraktues e ka shkelë Ligjin e Prokurimit 15 herë kur e ka anuluar këtë procedurë të prokurimit.
Andaj, OSHP-ja duke parë që AQP-ja nuk po e kthente në rivlerësim këtë procedurë të tenderit, para pak ditësh ka lëshuar një urdhëresë nëpërmjet të cilës ka thënë se “Paneli shqyrtues i OSHP-se, konform dispozitave të Ligjit të prokurimit, AQP-së i vendosë një gjobë jo më të vogël se 5 mijë euro dhe kërkon nga KRPP-ja që të veproj në pajtim me ligjin për marrjen e certifikatës së prokurimit, për bishtnim- ikje të përmbarimit të këtij vendimi”.
Kontrata ka qenë kornizë për 36 muaj dhe ishte menduar të kushtojë rreth 8 milionë euro.
Me këtë procedurë të prokurimit AQP-ja pasur telashe edhe me herët, pasi kishte dështuar që ta realizoje edhe një here. Telashe AQP-ja ka pasur gati me te gjithë tenderët ne dy vitet e fundit, duke u përplasur për ta në OSHP. Madje mospajtime me AQP-në për tenderët ka shprehur edhe vetë ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img