Shtetet e Bashkimit Evropian kanë aprovuar ligjin që do të sigurojë që gjitha veturat që shiten nga viti 2035 të kenë zero emetim, raporton BBC.
Polonia votoi kundër ligjit, ndërsa Italia, Bullgaria e Rumania abstenuan.
Marrëveshja është shtyrë për disa javë pasi Gjermania bëri thirrje që nga ky ligj të përjashtohen veturat që funksionojnë me e-karburant.
E-karburantet argumentohen se janë karbon neutral, sepse ato përdorin emetimet e dyoksidit të karbonit për të balancuar lirimin e dyoksidit të karbonit kur karburanti digjet në një motor.
Ligji i ri e bën të pamundur që nga viti 2035 në BE të shiten makina me motor me djegie të brendshme.
Megjithatë, përjashtimi i fituar nga Gjermania do të ndihmojë tash ata me automjete tradicionale – edhepse e-karburantët nuk janë prodhuar ende në shkallë të lartë.
BE-ja do të tregojë tash se si shitja e veturave vetëm me e-karburant mund të vazhdojë.
Makinat e pasagjerëve dhe furgonët janë përgjegjës për 12 për qind përkatësisht 2.5 për qind të gjitha emetimeve të dyoksidit të karbonit në BE, gazi kryesor serrë, sipas Komisionit Evropian.
Ligji i ri i BE-së do të kërkojë që të gjitha makinat e reja të shitura të kenë zero emetime të dyoksidit të karbonit nga viti 2035 dhe 55 për qind më pak emetime të dyoksidit të karbonit nga viti 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2021.