Site icon PrishtinaPress

Apostolova: Shumë shpejtë do e festojmë Ditën e Evropës me Kosovën pjesë të BE-së

Ministrja Hoxha pasi parakaloi sheshet e kryeqytetit, në fund uroi qytetarët për Ditën e Evropës.

“I uroj të gjithë qytetarët, shpresoj që Kosova të jetë edhe më afër BE-së. Qytetarët tanë të punojnë, ta bëjnë vendin më të fortë që të rinjtë tanë të kenë perspektivë”, ka thënë Hoxha.

Ajo shtoi se të gjithë janë të përkushtuar që qytetarët të lëvizin lirshëm sa më shpejtë.

“Do t’i bëjmë të gjitha gjërat që duhet, Kosova është e përkushtuar t’i bëj ato. 9 maji i vitit të ardhshëm do të jetë vit i lëvizjes së lirë për qytetarët”, ka thënë tutje Hoxha.

Kurse Apostolovës i lanë përshtypje fëmijët e shumtë që kishin dal në shesh për këtë ditë.

“Urime Ditën e Evropës qytetarë të Kosovës. Është mirë të shohim fëmijët në shesh. Ju uroj se çka po bëni dhe shumë shpejtë do e festojmë Ditën e Evropës me Kosovën pjesë të BE-së”, theksoi Apostolova, duke inkurajuar institucionet e vendit që të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Exit mobile version