Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në këtë takim, Apostolova tha se Kosova duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë.
Pas këtij takimi, Veseli deklaroi se Kosova ka vetëm një të ardhme, e ajo është e ardhmja perëndimore.
“Jemi të vetëdijshëm për sfidat, por prioritet i institucioneve tona është zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit. Do të vazhdojmë dialogun me vendet fqinje. Shumë shpejtë presim rezultate pozitive për liberalizimin e vizave”, tha Veseli. /KP/