0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Apostolova e Minxhozi inkurajojnë dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas njoftimit nga Ambasada e Shqipërisë, në takim u shkëmbyen mendime për situatën politike në vend dhe inkurajuan vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të kapërcyer problematikën e krijuar muajt e fundit.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën për një angazhim të të gjitha forcave politike në vend për arritjen e një konsensusi dhe realizimin e një plan veprimi të përbashkët. Kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve që janë agravuar midis dy palëve.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e ngritjes së urave të bashkëpunimit dhe jo të mureve ndarëse, për të përmbushur kështu aspiratën e qytetarëve të Kosovës për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img