-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave, të hënën diskutohet për Kosovën

Çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hyrë në agjendën e organeve të këtij institucioni.

Kjo bëhet e ditur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e që aludohet në Kosovën.

Takimi do të mbahet të hënën, më 24 prill, ndërkaq në agjendën e Komitetit të Ministrave është edhe një aplikim për anëtarësim.

 

Takimi, saktësisht, pika e agjendës ku flitet rreth një aplikimi për anëtarësim në KiE po pa përmendur emrin e shtetit është në ora 14:30.

Ndërkaq, edhe burime të Telegrafit bëjnë me dije që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE do të jetë më 24 prill në agjendë të Komitetit të Ministrave.

Ndryshe, faza e parë për anëtarësimin e një shteti në Këshill të Evropës nis në Komitetin e Ministrave me procedurën për anëtarësim.

 

Ditë më parë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një raportim para Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se votat për anëtarësim në KiE i kanë siguruar dhe nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë që aplikacioni i Kosovës të kalojë nga Komiteti i Ministrave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Në Këshillin e Evropës që nga maji i vitit 2022 kur kemi dorëzuar kërkesën tonë ka pasur lëvizje lidhur me kërkesën tonë. Është një opinion ligjor që është prezantuar në tetor të vitit të kaluar, i cili ka hequr dilemat rreth asaj se a shkel rregullat e brendshme të KiE aplikimi ynë. Ka pasur një raportim që është kërkuar nga Komiteti Ministror i cili në Strasburg përfaqësohet nga ambasadorët e shteteve anëtare për të drejtat e njeriut në Kosovë, i cili po ashtu ka qenë pozitiv për ne”, ka thënë kryediplomatja.

Ministrja e Punëve të Jashtme, ka deklaruar se kanë pasur konsultime të ndryshme të Presidencës së Këshillit të Evropës me shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe shtetet jo njohëse.

“Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE”, tha ajo.

Për anëtarësimin e një vendi në KiE janë tre faza.

Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img