Site icon PrishtinaPress

“Aplikimi me leternjoftim të UNMIK-ut”, Rama reagon ndaj raportimeve për certifikimin e tij

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me letërnjoftim të UNMIK-ut.

Rama ka deklaruar se në KQZ ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, të cilin e ka marrë në muajin qershor.

Ai tha se në KQZ ka ndodhur ndonjë gabim teknik.

“Nuk e di pse ka dalë ai lajm, unë letërnjoftimin e kam të Kosovës, janë numrat nga letërnjoftimi i Kosovës, me siguri kanë bërë ndonjë lëshim teknik”, deklaroi Rama në një prononcim për Gazetën Express.

Rama tha se ky lëshim i KQZ-së do të rregullohet deri të premten.

“Prej anës time çdo gjë është në rregull. Me siguri ky problem teknik do të rregullohet deri të premten”, ka deklaruar Rama.

Ndërkaq, Alban Zogaj, shefi i shtabit të Perparim Ramës, ka thënë sot se Rama ka letërnjoftim biometrik të RKS-së dhe nuk është e vërtetë që ai ka kandiduar në KQZ me letërnjoftim të UNMIK-ut.

“Jo jo nuk është e vërtetë. Ky është një lëshim teknik nga KQZ. Perparim Rama ka letërnjoftim biometrik të Republikës së Kosovës”, tha thënë ai për Gazetën Insajderi.

Exit mobile version